
Është mbyllur pa fitues supersfida e javës së 8-të në Premier League mes Chelsea dhe Manchester United që u kënaqen me nga një pikë, pas një barazimi spektakolar të vendosur në shifrat 2-2.
Në "Stamford Bridge" takimi nisi mjaft i vrullshëm, me United që tentoi të kapte në befasi kundërshtarët, por as Mata dhe as Martial nuk arritën të gjenin fundin e rrjetës.
Megjithatë ata që nuk e bënë miqtë, e bëri mbrojtësi i "Bluve të Londrës" Antonio Rudiger, me gjermanin që shfrytëzoi në maksimum një krosim nga këndi të Ëillian dhe me kokë kaloi në avantazh vendasit.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në dhomat e zhveshjeve Jose Mourinho shkundi të tijët, të cilët u futen në fushë me një mentalitet tjetër.
Fillimisht Anthony Martial vendosi baraspeshën pas një rrëmuje në zonë, ndërsa pak minuta më pas, francezi lëshoi një silurë drejt portës së Kepa duke e mposhtur.
Me rezultatin 2-1, Chelsea u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit, i cili erdhi vetëm në frymëmarrjen e fundit.
Pas një aksioni të gjatë mesfushori Barkley përfitoi nga një top i kthyer nga shtylla pingule dhe nga afër i dha një pikë të rëndësishme, që i shërben për të mbajtur vendin e parë në klasifikim me 21 pikë.
Ndërkohë Manchester United mban vendin e 8-të me 14 pikë.
Mirëpo pasi gjyqtari i takimit përfundoi takimi, tekniku portugez i Manchester United pati një përplasje me disa nga stafi teknik i ish-skuadrës së tij londineze. Jose Mourinho u nervozua dhe filloi të përleshet me disa nga anëtarët e Chelseat, ku njeri prej tyre pas golit të barazimit u futë në fushë për të festuar, dhe kjo gjë e pengoi Mourinhon, i cili më pas u ndalë nga një numër i madh i lojtarëve.



