
E ardhmja e Youri Tielemans parashikohet çdo ditë e me shumë larg ‘’ Kong Powerit ‘’.
Eksperienca me Leicester City-n me shumë gjasa do të marrë fund në 30 qershor, atëherë kur belgut i përfundon kontrata.
Përveç Real Madridit , Barcelonës dhe Arsenalit edhe Interi është futur në garë për 25 vjeçarin , një ndër më të mirët e ‘’ The Foxes ‘’ prej vitesh tashmë.
Pavarësisht se Simone Inzaghi ka në dispozicion lojtarë tejet cilësor si përshembull Nicolo Barrella apo Marcelo Brozovic mendon se i duhet të shtojë forcat në këtë repart pasi mënyra e lojës së ishi-t të Anderlecht i përshtatet ideve të numrit një të pankinës.
Avantazhi i Interit është se tanimë Youri Tielemans është një lojtar i lirë që nga 1 janari i kaluar dhe mund të negociojë me cilindo klub që dëshiron në vijimësi.
Tentativat e njëpasnjëshme japin për të kuptuar se shumë shpejt do të largohet nga ish kampionët e Premier Leagues me të famshmin Claudio Ranieri në stol.
Edhe pse kanë humbur terren në dy vitet e fundit , ‘’ Neroazurrët ‘’ mbeten një rival shumë i fortë në Itali dhe përtej saj por merkatoja sigurisht është shumë e rëndësishme për arritjen e objektivave.



