Milani ka harruar si fitohet, barazim me gjashtë gola në “San Siro”

Milani ka harruar si fitohet, barazim me gjashtë gola në “San Siro”

Milani regjistroi ndeshjen e gjashtë radhazi pa fitore. Kuqezinjtë barazuan 3-3 në shtëpi ndaj Genoa-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.

Retegui i dha avantazhin miqve në minutën e 5-të miqve me penallti, ndërsa Florenzi barazoi shifrat në minutën e 45-të.

Pjesa e dytë, nisi sërish me gol, teksa ishte Ekuban, që i dha avantazhin Geonas, por kuqezinjtë përmbysën rezultatin, me golat e Gabbia dhe Giroud.

Në fund, një autogol i Thiaw, vulosi sfidën në 3-3. Tjetër rezultat zhgënjyes për Milanin, që mbetet në vendin e dytë me 71 pikë.

Në këtë ndeshje, ultrasit e kuqezinjve protestuan, duke heshtur gjithë ndeshjen, ndërsa u larguan 15 minuta para fundit nga stadiumi.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy