
Si në çdo merkato tjetër verore, tek Real Madridi priten disa ndryshime.
‘’ Galaktikët ‘’, të konsideruar pretendentë seriozë për të fituar çdo titull, sigurisht do të luftojnë për tu përforcuar në çdo pozicion.
Drejtuesit e kanë filluar punën dhe tashmë në listën e Carlo Ancelottit sipas ‘ Defensa Central ‘, përfshihen Florian Wirtz dhe Martin Zubimendi.
Gjigandët e La Ligas dhe Europës i presin shumë sfida të vështira në të ardhmen e afërt dhe si gjermani ashtu edhe spanjolli janë të duhurit për skemat e trainerit italian.
Puna e tij as që mund të vihet në diskutim, edhe pse natyrisht rivaliteti ndërmjet ekipeve sa vjen edhe ashpërsohet, në çdo kompeticion.

Ylli i Bayer Leverkusenit dhe ai i Real Sociedadit e kanë eksperiencën e duhur për të përfaqësuar një ekip të nivelit të ‘’ Los Merengues ‘’, të cilët përfshihen në rangun e më të mirëve në pozicionin ku aktivizohen.
Nëse i referohemi nxënësit të Imanol Alguaciol duhet theksuar se i ka dhënë qetësinë e duhur mesfushës në çdo aspekt ndërsa ai i Xabi Alonsos shquhet për kreativitetin , organizmin e lojës dhe gjithashtu efektivitetin në prapavijë.
Të pretendohesh nga Real Madridi përbën një lloj privilegji për çdo lojtar pasi është një ndër ekipet që ëndërrohet nga secili prej tyre, tek i cili nëse nuk je në lartësinë e duhur të takon të ngrohësh stolin.



