Lukaku “tradhton” Interin, nis bisedimet me Juventusin dhe lë në pritje zikaltërit

Lukaku “tradhton” Interin, nis bisedimet me Juventusin dhe lë në pritje zikaltërit

Romelu Lukaku, është një nga emrat më të përfolur këtë merkato. Interi prej kohësh po punon për të blerë kartonin e sulmuesit belg nga Chelsea, por e ardhmja e lojtarit mund të marrë një rrjedhë tjetër. Sipas raportimeve nga mediat italiane, Lukaku ka nisur bisedimet me Juventusin. Bardhezinjtë kanë arritur një marrëveshje në parim me lojtarin dhe klubin e Chelsea, por kanë kërkuar 10 ditë kohë, sepse presin shitjen e Vlahovic. Juventusi ka ofruar 35 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, duke plotësuar kërkesat e klubit londinez. Të njëjtën shifër ka ofruar edhe Interi, por lojtari i ka dhënë prioritet bardhezinjve, të cilët i ofrojnë gjithashtu 12 milionë euro në sezon. Gjithashtu, thuhet se Lukaku dhe agjenti i tij, nuk i janë përgjigjur thirrjeve të Interit, duke i lënë në pritje, në varësi të asaj që do të ndodhë me Juventusin, të cilëve i ka premtuar se do i presë 10 ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy