
Levante ka shtangur Atletico Madrid në kampionat, teksa i ka marrë një fitore surprizuese.
Levante e cila mban vendin e fundit të renditjes, triumfoi minimalisht në “Wanda Metropolitano”.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Melero në minutën e 54 të takimit dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Kështu Atletico Madrid konfirmon edhe njëherë se nuk po kalon një formë të mirë.



