Real Madridi, gjen mbrojtës tek River Plate

Real Madridi, gjen mbrojtës tek River Plate

  Si në çdo merkato tjetër drejtuesit e Real Madridit asnjëherë nuk e kanë shmangur vëmëndjen nga ligat përtej kontinentit të vjetër.

Brazili dhe Argjentina ndër vite kanë rezultuar të preferuarat e ‘’ Los Merengues ‘’, atje ku talentët janë me shumicë dhe premtojnë shumë për vijimësinë. 

Kësaj rradhe spanjollët kanë zgjedhur River Platen, aty ku aktivizohet Lautaro Rivero. 

Qendërmbrojtësi po lë gjurmë tek ‘’ Los Millonarios ‘’, në një ndër kampionatet më kompetitivë të Amerikës së Jugut, ekip gjithashtu ndër më cilësorët në Kupën Santander Libertadores. 

22 vjeçari është treguar tejet solid, i cili karakterizohet edhe nga një fizik për tu admiruar. 

Të spikasësh tek ekipi nga Buenos Airesi nuk është e lehtë dhe pretendimi i ‘’ Galaktikëve ‘’ mund t’ia ndryshojë karrierën. 

Konsolidimi në 11-shen e Marcelo Gallardos i ka dhënë garancinë e një të ardhmeje të ndritur dhe trokitja në derë e Real Madridit e reflekton një gjë të tillë. 

Megjithatë, edhe Tottenham Hotspuri bashkë me Atletico Madridin janë kandidatë për të marrë shërbimet e Lautaro Riveros, të cilët nuk ja bëjnë edhe aq të lehtë objektivin ‘’ Los Merengues ‘’.

 Sipas gjasave e ardhmja e tij do të jetë në futbollin më kompetitiv në botë por priten negociata jo të lehta me drejtuesit e River Plates, të cilët natyrisht parashikohet se do të kërkojnë një shifër të konsiderueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy