
Objektivi për Andreas Christensen i ka shpëtuar në momentet e fundit Bayern Munchen dhe gjermanët e kanë hedhur menjëherë pas krahëve këtë episod duke shkelur syrin Matthias Ginter .
Bavarezët nuk duan të ndalen dhe kanë marrë zemër sidomos pas fitores tenistike në ‘’ Allianz Arena ‘’ ku shpërfytyruan Salzburgun 7-1 duke treguar edhe njëherë se në Mynih janë të papërballueshëm .
Sipas ‘ Bild ‘ 28 vjeçari ka ditur ti bëjë krenarë drejtuesit e Borussia Monchengladbahut , ekip me të cilin ka deklaruar se prej kohësh nuk do të rinovojë.
Gjermanët janë një kundërshtar që trembin çdokënd duke lënë mënjanë Bundesligën ku janë dominantë të padiskutueshëm prej shumë vitesh por Champions League është një kompeticion që e kanë shumë përzemër dhe në shumë raste eksperienca i ka ndihmuar për ngritjen e trofeut .
Karriera e Matthias Ginter është zhvilluar kryesisht në inferioret e Freiburgut dhe me shumë meritë kaloi tek Borussia Monchengladbah , ekip të cilit i ka dhënë shumë në 5 vite.
Kurrikulumi i qëndërmbrojtjesit është pasuruar vit pas viti dhe gjithashtu e ka përfaqësuar kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’ në 46 sfida dhe Bayern Munchen është pas derës së një lojtari me shumë vlera dhe rruga drejt suksesit ka nevojë për elementë të këtyre niveleve .



