
E ardhmja e Thiago Almadas besohet se shumë shpejt do të jetë larg Madridit.
Mesfushori mund të jetë pjesë e Flamengos duke qenë se drejtori teknik Jose Boto e ka konfirmuar këtë gjë.
Argjentinasi ka shumë potencial dhe mund të jetë pjesë e Brasileiraos, një ndër ligave më kompetitive të Amerikës së Jugut.
25 vjeçari e njeh këtë kampionat sepse ishte pjesë e Botafogos i cili po e analizon interesin e gjigandëve të Kupës Libertadores.
Refuzimi i ofertave nga Arabia Saudite dhe Rusia i jep një avantazh të lehtë ekipit nga Rio de Janeiro, për të cilin po lufton edhe River Plate.
Thuhet se argjentinasit kanë ofruar rreth 20 milionë euro për 50 % e kartonit të Thiago Almadas por marrëveshja nuk u arrit.
Kontrata e firmosur nga fantazisti i lindur në Buenos Aires me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ është e vlefshme deri në 30 qershorin e 2030-tës por nuk përjashtohet largimi nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Loja e ishi-t të Velez Sarsfield është rritur në mënyrë progresive, i përzgjedhur rregullisht edhe nga Lionel Scaloni tek kombëtarja ‘’ Albiceleste ‘’.



