Duel gjigandësh në Premier League për Williams

Duel gjigandësh në Premier League për Williams

Forma e shkëlqyer e Nico Williams , i cili tanimë ka fituar vendin e një titullari të padiskutueshëm në skemat e Ernesto Valverdes , nuk është anashkaluar nga skuadrat e elitës.

Në Premier League do të zhvillohet një tjetër supersfidë ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit për spanjollin , kontrata e të cilit me Athletic Bilbaon skadon në 2024-tën dhe vera e ardhshme do të jetë një mundësi për vaskët për të mbushur arkat me shitjen e golashënuesit.

20 vjeçari ende nuk e ka arritur akordin për rinovimin e kontratës me ‘’ Los Rojiblancos ‘’, fakt që i bën të shpresojnë ‘’ Topchinjtë ‘’ dhe ‘’ The Redsat ‘’ për talentin nga Pamplona.

Sigurisht tek drejtuesit e spanjollëve vërehet një pakënaqësi pasi Nico Williams konsiderohet një ndër më të mirët por realiteti tregon se Athletic Bilbao nuk mund të krahasohet si në aspektin sportiv dhe në atë ekonomik me Arsenalin dhe Liverpoolin .

Ndoshta kjo periudhë do të rezultojë determinante për të ardhmen e e Nico Williams  , i cili mund të shëndërrohet në një ndër protagonistët e merkatos dhe pritet që oferta në adresë të Athletic Bilbaos të jetë e konsiderueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy