
Trajneri Bledar Devolli do të rikthehet në drejtimin e një skuadre, pas largimit nga Turbina.
Tekniku 45-vjeçar do të marrë për herë të dytë drejtimin e skuadrës kosovare pasi klubi shkarkoi Bekim Shotanin.
Devolli ka arritur marrëveshjen me klubin kosovar dhe do të drejtojë stërvitjen e parë me skuadrën e re sot.
Drenica mban vendin e fundit në Superligën e Kosovës me 20 pikë të grumbulluara dhe objektivi është mbijetesa.



