Atletico në sulm për Dybalan

Atletico në sulm për Dybalan

Tronditjet për Juventusin vijojnë edhe pas eleminimit nga Champions League sepse rinovimi me Paulo Dybalan po vonon dhe kjo situatë i ka shqetësuar së tepërmi torinezët .

Gabimi i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ ishte shtyrja e rinovimit me ‘’ La Joyan ‘’ dhe më pas drejtuesit e saj ndryshuan idenë duke e lënë të pazgjidhur këtë çështje, prej të cilës kërkon të përfitojë edhe Atletico Madridi.

Pas Interit , ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë përfshirë fuqishëm dhe në ditët vijuese pritet një konkluzion.  

Italianët kanë bërë gati një propozim të ri për golashënuesin sepse është shumë i rëndësishëm për Massimiliano Allegrin dhe tani më shumë se kurrë  Juventusi ka nevojë për ishi-n e Palermos sepse është në një situatë dramatike , sidomos pas eleminimit nga Villareali.  

Sipas ‘ As ‘ , priten oferta të bujshme për kordobezin dhe përpos ‘’ Los Rojiblancos ‘ , s’duhet harruar as Interi që në të kaluarën gaboi duke refuzuar transferimin e 28 vjeçarit për vetëm 35 milionë euro nga Palermo dhe i krijoi shansin Juventusit për tu fuqizuar dhe të vinte diktatin në Scudetto për 9 vite rrjesht . 

Edhe pse janë kujtuar vonë , zikaltërit do të vijojnë këmbnguljen për asin argjentinas pavarësisht se do të kenë si rival Atleticon e ‘’ Cholo ‘’ Simeones që konsiderohet  një ekip i frikshëm edhe në merkato.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy