Luga: Tirana-Vllaznia, barazimi ishte rezultati i drejtë

Luga: Tirana-Vllaznia, barazimi ishte rezultati i drejtë

Trajneri Ergys Luga, u shpreh se Tirana mori 1 pikë artë ndaj Vllaznisë. Në analizën e bërë në emisionin “SportZone”, në MCN TV, Luga tha se barazimi ishte rezultati i drejtë në Tirana-Vllaznia, për atë që tregoi loja.

Ai komentoi edhe fitoren e Partizanit ndaj Egnatias në fundjavë, në debutimin e trajnerit Dritan Mehmeti.

"Pika ishte e artë për Tiranën ndaj Vllaznisë. Mendoj se Tirana duhet të kërkonte shkëputjen, por kishin një Vllazni që është në rrugën e ndjekjes. Për mënyrën si shkoi loja, mendoj se barazimi ishte i drejtë. Ekipi i Tiranës taktikisht u soll mirë. Te Vllaznia, ngarkesa emocionale dhe presioni po rriten. Ndonjëherë kjo është një thikë me dy presa, pasi mund të ndikojë negativisht te ekipi.

Mendoj se Vllaznia në javët e ardhshme duhet të menaxhojë këto oshilacione. Unë shikoj një Vllazni ndryshe nga ajo e sezonit të kaluar. Këtë sezon kanë bërë gabime të dukshme.

Partizani u mundua që me aftësitë e Malës të nxirrtie ekipin në sulm. Partizani ishte më dominues ndaj Egantias. Ndërrimi vazhdimisht i Markut me Sotën, rezultoi pozitiv. Në pjesën e dytë, Partizani ishte më agresiv. Golat u shënuan në ato pika, ku Egnatia kishte më shumë probleme. Gjatë gjithë lojës Partizani u vendos me sistemin 3-4-3. Mendoj se ky sistem i përshtatet mësë miri Partizanit. Lojtarët ishin në pozicionet e tyre.”, u shpreh Luga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy