
Bayer Leverkusen, konfirmon edhe njëherë tjetër se nuk ka rivalë këtë sezon në Bundesligë.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso, regjistroi fitoren e radhës në kampionat.
“Aspirinat” triumfuan 0-2 në transfertë ndaj Koln, falë golave të Frimpong dhe Grimaldo.
Me këtë fitore, Leverkusen shkëputet në krye të renditjes me 64 pikë, plot 10 pikë më shumë se ndjekësit e Bayern Munich.



