Atletico Madridi, interes për Ederson

Atletico Madridi, interes për Ederson

  Eksperienca e Ederson tek Atalanta po dëshmon edhe njëherë se drejtuesit qëlluan në shenjë në të shkuarën.

 Braziliani ka ditur të përshtatet tek ‘’ La Dea ‘’, me të cilën po zhvillon sezonin e katërt. 

Megjithatë, dihej se gjatë kohës ekipet cilësore do ti trokisnin në derë mesfushorit, i cili tanimë pretendohet nga Atletico Madridi. 

26 vjeçari e përfundon ciklin me italianët në 2027-tën, një lojtar kyç në skemat e trainerit Raffaelle Palladino.

 Mirëpo ky interes pritet të shoqërohet me një analizë të detajuar sepse ‘’ Los Colchoneros ‘’ shquhen si një ekip kompetitiv, në La Liga dhe Europë. 

Gjatë merkatos së dimrit krerët e Atalantës refuzuan çdo lloj ofertë në adresë të ishi-t të Corinthians i cili sipas ‘ Calciomercatos ‘ konsiderohet një prioritet nga Diego Simeone për sezonin vijues. 

Peticioni i tij tashmë ka vënë në lëvizje presidentin Enrique Cerezo dhe flitet se ai i Atalantës Antonio Percassi do të kërkojë rreth 50 milionë euro. 

Bëhet fjalë për një shifër të konsiderueshme, njëkohësisht e justifikuar nga Ederson i cili mund ti japë një shtysë metrave të fundit të ‘’ Los Rojiblancos ‘’ duke qenë se është shumë i shpejtë, teknik dhe triblon shumë mirë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy