Moviola e Pregjës: Skënderbeut iu mohua një penallti, Gvozdenovic ka të drejtë për golin e anuluar

Moviola e Pregjës: Skënderbeut iu mohua një penallti, Gvozdenovic ka të drejtë për golin e anuluar

Specialisti i moviolës, Bujar Pregja, analizoi në “Skaner”, rastet e dyshimta në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Laçit.

Minuta 32: "Lojtari i Skënderbeut e nis topin dhe mbrojtësi i Laçit ka goditur në kofshë Rashicën. Mendoj se arbitri duhet t’i qëndronte vendimit në fushë. Është penallti."

Minuta 45: "Në këtë rast nuk është penallti. Mbrojtësi e kishte vendosur këmbën përpara dhe duart vetëm sa e kanë prekur. Vendim i drejtë vazhdimi i lojës."

Minuta 88: "Goli i anuluar? Nuk kam çfarë them, sepse nuk e di nëse ka kaluar apo jo. Gvozdenovic ka diçka të drejtë, nëse është ashtu siç e thotë. Nëse asistenti nuk e ka ngritur flamurin në fillim, është gabim, siç e thotë Gvozdenovic. Duhet ta kishte sinjalizuar që në fillim. Nuk e dimë nëse e ka ngritur në fillim. Nëse e ka ngritur pas golit, është gabim. "

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy