Thyen rekord në 3 mijë metra/ Gega: Rekordet tregojnë që jam në formën më të mirë, gati edhe për Kampionatin Evropian (VIDEO)

Thyen rekord në 3 mijë metra/ Gega: Rekordet tregojnë që jam në formën më të mirë, gati edhe për Kampionatin Evropian (VIDEO)

Ditë më parë atletja shqiptare Luiza Gega vendosi rekord të ri kombëtar në mitingun e Hengelo në Holandë, pasi 3 mijë metrat me pengesa i përshkoi për 9 minuta 15 sekonda e 48 të qindta.

Lidhur me këtë rekord kombëtar, për edicionin e lajmeve në “MCN tv”, Gega u shpreh se kjo është arritur falë stërvitjes dhe formës së saj të mirë.

Gega, thotë se kjo arritje, nënkupton gatishmërinë për kampionatin evropian që nis në Munih të Gjermanisë.

Në fakt ka bërë stërvitje të mirë, dhe kjo është arsyeja që e dija për rekordin që do të vinte, kjo tregon se me rekordet jam në formën më të mirë. Ishte aktivitet i nivelit shumë të lartë dhe vajzat që fituan ishin kampionet e lojërave të Tokios, që doli e para, dhe gjatë gjithë kohën u ndjeva mirë, u mundova të ndaja fuqitë e mira.

Më pas vjen kampionati botëror në Amerikanen dhe në fund kampionati Evropian që do të zhvillohet në Munih dhe sigurisht që rezultati më jep shpresë për aktivitetet që më presin.

Kampionati evropian është përgatitja e fundit e cila do të vijë dhe kurrë nuk thuhet me 100%, por po kaloj një provë shumë të mirë dhe mundohem çdo ditë te jem në fizik të mirë e stërvitje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy