
Eksperienca e vështirë tek Manchester United mbetet një sinjal i fortë se Donny van de Beek mund të ndryshojë destinacion në këtë fund merkatoje .
Në derën e hollandezit ka trokitur Bayern Munchen për arsye se tekniku Julian Nagelsmann beson në aftësitë e ishi-t të Ajax Amsterdamit. Patjetër që transferimi i mundshëm i 24 vjeçarit do ti hapte rrugë largimit të ndonjë komponenti dhe i pari në listë është Corentin Tolisso .
Pavarësisht besimit të Ole Gunnar Solskjaer , Donny van de Beek nuk e ka gjetur veten tek gjigandët e Premier Leagues dhe tashmë është përballë një interesi që të vjen pak herë në karrierë .
Protagonizmi i Mc Tominay , Paul Pogbas dhe Bruno Fernandesit nuk i ka lënë hapësirë talentit hollandez për të shpalosur potencialin në një ekip me kërkesë shumë të lartë llogarie siç janë ‘’ Djajtë e Kuq ‘’.
Momentalisht nuk ekziston një ofertë konkrete nga ana e bavarezëve por Julian Nagelsmann beson fort se prezenca e Donny van de Beek në skemat e gjermanit do ti japë tjetër ngjyrë lojës së gjermanëve të cilët duan ta zgjerojnë suksesin edhe në Champions League , kompeticion në të cilin çdo vit konsiderohen ndër pretendentët kryesorë për ngritjen e trofeut .
Kupa për mesfushorin në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ është mbushur dhe eksperienca me britanikët mund të konsiderohet e përfunduar .
Dy javët e para të kampionatit kanë rezultuar të hidhura për këtë lojtar sepse nuk është preferuar nga traineri nordik duke e përforcuar idenë se është i tepërt në skuadrën e tij



