Milan nuk e harron Faivre-n

Milan nuk e harron Faivre-n

Pozitat e deritanishme në Serinë A vijojnë t’ia mbajnë gjallë shpresat Milanit për ta përfunduar sezonin me sukses . Me vetëm 4 pikë larg rivalëve të përjetshëm, kuqezinjtë mbeten në lojë për ta rikthyer trofeun në ‘’ San Siro ‘’ pas 10 vitesh .

Merkatoja konsiderohet shpëtimi i vetëm për Stefano Piolin për të mos devijuar nga rruga e bërë dhe konkretisht italianët janë fokusuar tek Romain Faivre . 23 vjeçari mbron ngjyrat e Brestit në Ligue 1 dhe Milani asnjëherë nuk e ka anashkaluar francezin i cili ka impresionuar duke u shëndërruar në një ndër prioritetet për mesfushën . 

18 ndeshje , 7 gola dhe 5 asiste janë statistika potente  të cilat kanë marrë vlerësimin e menjëhershëm të trainerit italian dhe flasin për një lojtar , niveli i të cilit rritet çdo ditë e më shumë dhe me meritë konsiderohet ndër më të mirët e Francës në pozicionin ku aktivizohet .

 Ish traineri i Fiorentinës e  ka dhënë ‘’ Ok ‘’ për transferimin e Romain Faivre në Milano , për një operacion i cili është stërzgjatur por duket se do ta ketë shumë shpejt fundin e lumtur .

 Lufta mbetet e hapur për Milanin , pavarësisht se eksperienca e dështuar në Champions League është një sinjal për një merkato potente me anë të cilës do të kërkohet ringjitja në vendin e merituar.

Ecuria është entuziazmuese për Milanin dhe me mbërritjen e elementëve cilësorë gjatë merkatos shanset për arritjen tek suksesi do të rriten vetvetiu dhe gjatë kohës do të tregojnë efikasitetin e drejtuesve të ‘’ Rossonerove ‘’ gjatë kësaj periudhe të rëndësishme për të ardhmen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy