Luis Suarez mes lotësh njofton tërheqjen nga Uruguai

Luis Suarez mes lotësh njofton tërheqjen nga Uruguai

Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez ka njoftuar mes lotësh tërheqjen e tij nga përfaqësuesja e Uruguait.

37-vjeçari saktësoi se ndeshja kundër Paraguait, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, në program për t’u zhvilluar këtë të premte, do të jetë e fundit për të.

"Unë kam qenë duke menduar për këtë dhe duke e analizuar këtë. Besoj se kjo është koha e duhur. Dua të jem i qetë kur të luaj ndeshjen time të fundit me kombëtaren. Do të jem po aq i emocionuar për të luajtur si në vitin 2007 kur luajta për herë të parë për kombëtaren time. Ai djalosh 19-vjeçar është tani një lojtar veteran, një lojtar më i vjetër si të doni ta quani me një histori të jashtëzakonshme me kombëtaren, që do të japë jetën e tij për ekipin", tha Suarez.

Sulmuesi i Inter Miamit është golashënuesi më i mirë në historinë e Uruguait me 69 gola në 142 ndeshje.

Suarez bëri debutimin e tij me fanellën e ekipit përfaqësues më 8 shkurt 2007 në ndeshjen kundër Kolumbisë. Suarez ka qenë pjesë e Uruguait në katër Botërore.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy