
Krahu i djathtë i mbrojtjes mbetet ndër prioritetet e Barcelonës për merkaton verore.
Ky pozicion ende nuk është në lartësinë e duhur dhe Xavi Hernandez ka filluar të analizojë opsionet për të ardhmen.
Po mendohet blerja e kartonit të Joao Cancelos por drejtuesit nuk e kanë lënë me kaq dhe e kanë zgjeruar listën me Ivan Fresnedan, i cili tashmë është pjesë e Sporting Lisbonës.
Tek portugezët spanjolli nuk po kalon një moment të mirë dhe që në të kaluarën ‘’ Azulgranët ‘’ e përfshinë në listën e merkatos.
Ky skenar mund ti favorizojë katalanasit, të cilët mund ta përshpejtojnë rikthimin e 19 vjeçarit në La Liga, natyrisht kundrejt një oferte të përballueshme nga xhepat e Joan Laportas.
Për numrin një të stolit është shumë e rëndësishme vënia e pikës në këtë histori për arsye se ulje-ngritjet e vazhdueshme mund ta dëmtojnë skuadrën e zemrës në vijimësi.
Prej dy vitesh Ivan Fresneda është pjesë e ekipit të parë, fillimisht tek Real Valladolid dhe aktualisht tek të ashtuquajturit ‘’ Luanët ‘’, momentalisht kryesues të kampionatit portugez.
7 sfida numëron anësori me kryeqytetasit, i cili mund të rikthehet në Spanjë gjatë merkatos së verës.



