Real Madridi, interes për Gleison Bremer

Real Madridi, interes për Gleison Bremer

Europiani dhe Kupa e Amerikës e cila starton sot sigurisht do të jenë deri në fund dy kompeticione që do të marrin vëmëndje maksimale.

Shumë lojtarë kanë filluar të ndiqen nga disa klube europiane por edhe përtej kontinentit të vjetër pritet një garë e ashpër.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gleison Bremer është një ndër lojtarët, i cili është grumbulluar nga tekniku i Brazilit Dorival Junior, kombëtare që do të ketë një sfidë të vështirë sepse do të luftojë për të ulur nga froni kampionen e botës, Argjentinën.

Ishi i Torinos sipas gazetarit Alfredo Pedulla tashmë pretendohet nga Real Madridi, i cili ndihet shumë i lumtur tek Juventusi por nuk e përjashton mundësinë e largimit nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ vetëm nëse ‘’ Galaktikët ‘’ do ti trokasin në derë.

Fillimisht ishte Manchester United një pretendent serioz për 27 vjeçarin, vlera e të cilit në merkato arrin 60 milionë eurot por dëshira e tij natyrisht e avantazhon kampionin në fuqi të Uefa Champions Leagues.

Rivaliteti do të jetë i ashpër sepse flitet për ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ dhe ‘’ Los Merengues ‘’, dy kandidatë potencialë për fitimin e titujve në çdo sezon por edhe në aspektin ekonomik bëjnë diferencën.

Kupa e Amerikës do të jetë një test shumë i rëndësishëm për Gleison Bremer, një ndër mbrojtësit më të spikatur në Serinë A dhe jo vetëm në vitet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy