
Ulje-ngritjet e shpeshta të Jose Maria Gimenez në sezonin aktual sigurisht janë pasuar me dyshimet në lidhje me qëndrimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Uruguajani, pavarësisht se i ka qëndruar besnik Atletico Madridit, mund ti japë lamtumirën kryeqytetasve në fundin e sezonit aktual.
Pretendentët asnjëherë nuk i kanë munguar mbrojtësit të kombëtares ‘’ Charrua ‘’, i padiskutueshëm në skemat e ‘’ Cholo ‘’ Simeones në të kaluarën.
Barcelona, Manchester United, Chelsea dhe Inter do të përballen gjatë merkatos së verës për ishi-n e Danubios së Montevideos, i cili mban mbi supe një eksperiencë të gjatë tek të ashtuquajturit ‘’ Los Colchoneros ‘’, ekzaktësisht 11 sezone, përfshirë aktualin.
Niveli i shfaqur ndër vite e ka shëndërruar edhe në një komponent kyç tek ‘’ Celestët ‘’, një kockë e fortë në Amerikën e Jugut, kombëtare e cila është përmirësuar qartazi nën drejtimin e të mirënjohurit Marcelo Bielsa.
Gjithsesi dëmtimet e njëpasnjëshme e kanë shqetësuar ndjeshëm numrin një të stolit të ‘’ Los Rojiblancos ‘’ falë të cilit janë shëndërruar në një ekip për tu patur frikë, në Spanjë dhe kompeticionet europiane.
29 vjeçari nga Toledo numëron 27 sfida në sezonin aktual me Atletico Madridin, për të cilin do të zhvillohet një garë emocionuese, nga pretendentë të cilët i garantojnë fitimin e titujve kolektivë dhe jo vetëm në vijimësi.



