Laçi rikthehet te fitorja, triumfon ndaj Dinamos

Laçi rikthehet te fitorja, triumfon ndaj Dinamos

Laçi është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ditën e sotme mposhti Dinamon me rezultatin 2-1.

Kurbinasit nuk falën në shtëpi, duke qenë dominues dhe ia dolën të marrin 3 pikët. Në krahun tjetër, Dinamo tentoi disa raste, por pa sukses.

Laçi kaloi në avantazh ende pa u mbushur minuta e parë me Guindo, ndërsa Dinamo barazoi në minutën e 61 me Fejzulla.

Pas barazimit, kryeqytetasit tentuan të gjenin golin e përmbysjes, por nuk ia dolën të mposhtin dot portierin Dajsinani.

Në minutën e 86-të, ishte Zarubica, që shënoi golin e fitores për skuadrën e Duros, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Laçi blindon vendin e dytë me 50 pikë, 5 më shumë se ndjekësit e Kukësit dhe 16 më pak se Tirana kryesuese, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e parafundit me 23 pikë dhe mbijetesa duket e pamundur tashmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy