
Rreziku që i kanoset Real Madridit me largimet e mundshme të Sergio Ramos dhe Raphael Varane në përfundimin e sezonit nuk po i lë të qetë ‘’ Galaktikët ‘’ të cilët kanë vendosur ta marrin seriozisht këtë ceshtje . Orët e fundit kryeqytetasit e kanë rikthyer vëmëndjen tek Jesus Vallejo i cili aktualisht është i huazuar tek Granada . Me blerjen e David Alabas Zinedine Zidane konsideron si i duhet edhe një tjetër alternativë për ta konsoliduar repartin defensiv dhe spanjolli mund të ketë një mundësi për tu rikthyer në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ gjatë verës . Sezoni brilant me Granadan pa diskutim që është analizuar shumë mirë nga Real Madridi sepse 24 vjeçari ka rezultuar një ndër protagonistët kryesorë tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ që arritën me meritë deri në fazën çerekfinaliste të Europa Leagues ku u mundën në të dyja ndeshjet nga Manchester United .
Me spikatjen tek Real Zaragoza karriera e mbrojtësit pësoi një ndryshim të madh sepse Real Madridi vendosi ti hapë derën për të provuar eksperiencën tek një skuadër me mentalitet fituesi dhe më pas aplikoi huazimin tek Eintracht Frankfurt për ti dhënë me shumë minuta aktivizimi. Kjo periudhë shënoi ngritje për Jesus Vallejon sepse ishte Wolverhampton ekipi që i krijoi mundësinë për të provuar shijen e të luajturit në Premier League , rrugë e cila u konsiderua si trampolinë për tu rikthyer edhe më i fortë në Primera Division në një skuadër që i impresionoi të gjithë gjatë këtij sezoni.
Kreditet e fituara nga ky lojtar lënë të kuptohet se rikthimi në Madrid është shumë i mundur sepse Zinedine Zidane ka bindjen se këto eksperienca i kanë shërbyer Jesus Vallejos për të qenë në lartësinë e përfaqësimit të ‘’ Los Blancos ‘’.
36 ndeshjet zhvilluara me ‘’ Los Nazaries ‘’ kanë hapur një tjetër kapitull në karrierën e tij dhe gjasat janë se do të vihet në dispozicion të ‘’ Zizous ‘’ gjatë sezonit vijues .



