
Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, për fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë, me rezultatin 2-0.
Starova deklaroi se është një moment historik për kuqezinjtë dhe shtoi se me këtë triumf, jemi me një këmbë në Europian.
Po kalojmë një moment historik. Fitore e pastër, vend i parë në grup. Jo vetëm pikët, por edhe loja. Ndihmon edhe gjithë skuadra në mbrojtje. Nuk e lejuan kundërshtarin të krijojë raste për gol.
Supergoli i Asanit, që po na bëhen të shpeshta. Duhet edhe roli i individit. Po ashtu edhe goli i dytë. Morëm një fitore të pastër. Po kalojmë një moment historik. Kemi një skuadër që premton shumë. Jemi me një këmbë në Europian.



