Maratona e Tiranës më 17 tetor/ Veliaj: Deri më tani mbi 1 mijë atletë të regjistruar

Maratona e Tiranës më 17 tetor/ Veliaj: Deri më tani mbi 1 mijë atletë të regjistruar

Federata Ndërkombëtare e Atletikës ka certifikuar për herë të parë Tiranën si organizatore profesioniste të maratonës së 17 tetorit, duke e licencuar edhe për itinerarin e plotë të garës prej 42 kilometrash.

Lajmin e bëri të ditur sot kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili duke u bërë thirrje të gjithëve për t’iu bashkuar ngjarjes më të madhe sportive të vitit, Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve të tjerë, për shkak se dita e dielë e 17 tetorit do të jetë edhe një ditë pa makina në kryeqytet.

“Pas dy viteve shkëputjeje për shkak të pandemisë, këtë vit kemi edicionin më special të maratonës, sepse është hera e parë që jemi licencuar për një maratonë të plotë, prej 42 kilometrash. Sigurisht, do të garohet edhe për 21 km, 10 km, për kategorinë “We Too” apo “Fun Run” për fëmijët. Maratona e plotë kërkon edhe kohëzgjatje në organizimin e saj, ndaj na duhet mirëkuptim nga qytetarët. Policia do të bëjë punën e saj, do të vazhdojmë komunikimin në media, por atë ditë na duhet shumë durim, sepse nuk duam të rrezikojmë që të mos certifikohemi si organizatorë profesionistë,” u shpreh Veliaj, nisur nga fakti se në një pjesë të madhe të akseve kryesore rrugore do të ndalohet qarkullimi i automjeteve, në varësi të itinerarit të maratonës.

Veliaj zbuloi se ndryshe nga maratonat e shkuara, itinerari këtë herë nuk është vetëm Tirana urbane, por edhe parqet e qytetit, një tjetër promovim për Tiranën turistike.

“Do të përshkohet edhe pjesa urbane, edhe pjesa e parqeve. Është një mënyrë që, edhe ata që e vizitojnë si vrapues të kenë mundësi të shohin Tiranën urbane, por nëpërmjet vrapit të shohin edhe Tiranën e gjelbër, Parkun e Liqenit, një zonë fantastike e dyfishuar, sidomos pas pastrimit që bëmë në mandatin tonë të parë dhe mbjelljes së pemëve. Kjo është një mundësi fantastike për ta treguar si kartolinë të Tiranës, si bashkëjeton natyra me një qytet që urbanizohet dita-ditës,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se deri më tani janë regjistruar mbi 1000 atletë dhe se mosha mesatare e personave të regjistruar për të marrë pjesë në maratonën e Tiranës është 30 vjeç, teksa siguroi se të gjithë pjesëmarrësit do të jenë të vaksinuar ose me test negativ të COVID-19.

Maratona e Tiranës 2021 do të mbahet më datë 17 tetor dhe do të ketë 4 kategori: Marathon (42.195 km); Half Marathon (21, 0975 km); Tirana 10K dhe “We too”. Nuk do të mungojë as gara Fun Run, e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 16 tetor 2021 me të rinjtë e shkollave të mesme të Tiranës.

Çmimi për tre vendet e para të secilës kategori:

 Kategoria Marathon 42 K:

 Vendi i tretë: 2000 Euro

 Vendi i dytë: 3000 Euro

 Vendi i parë: 5000 Euro

 Kategoria Half Marathon 21 K:

 Vendi i tretë: 1000 Euro

 Vendi i dytë: 1500 Euro

 Vendi i parë: 2000 Euro

 Kategoria Tirana 10 K:

 Vendi i tretë: 500 Euro

 Vendi i dytë: 600 Euro

 Vendi i parë: 800 Euro

 Kategoria “We too”:

 Vendi i tretë: 300 Euro

 Vendi i dytë: 400 Euro

 Vendi i parë: 500 Euro

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy