Pas Monte Carlo dhe Baku, tani Formula 1 do të garojë edhe në rrugët e Miami

Pas Monte Carlo dhe Baku, tani Formula 1 do të garojë edhe në rrugët e Miami

Vazhdojnë me ndryshimet pronarët e rinj të Formula 1 duke i dhënë më shumë bukuri botërorit të garave me makina.

Pas ndryshimeve të aerodinamikës për vitin e ardhshëm duke i dhënë më grintë dhe parakalime gjatë garave, tani po mendohet që të shtohet edhe pista e Miamit në botërorin e Formula 1. 

Është kjo idea e komisionit të qytetit amerikan, që ka njoftuar se do të vendosë propozimin për një çmim të madh të Miami duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. 

"Miami është një qytet i klasit të parë dhe Formula 1 është një markë e klasit të parë. Në bashkëpunim me qytetin e Miamit dhe Miami-Dade, unë jam i bindur se mund të japim edhe një ngjarje globale që do të jetë një destinacion për njerëzit nga e gjithë bota dhe për të çuar vlerën ekonomike në Floridën Veriore. Nga futbolli në tenis dhe në motoçikleta, Miami meriton vetëm më të mirën në muzikë, ushqim, art, modë dhe sport e zbavitje, dhe pikërisht kemi në plan të japim me një garë Formula 1."-thuhet në njohtimin e komisionit të qytetit amerikan. 

Kjo ide është pëlqyer shumë nga pronarët amerikan të Formula 1, Liberty Media që është i gatshëm për të shtuar gara të tjera në Shtetet e Bashkuara, pas atij të Austin në Teksas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy