Botërori i Futsallit, zbardhet kalendari i Shqipërisë për raundin paraeliminator

Botërori i Futsallit, zbardhet kalendari i Shqipërisë për raundin paraeliminator

Pas shortit të paraeliminatoreve të Kupës së Botës së Futsallit, Shqipëria mësoi kundërshtarët e grupit. Kuqezinjtë janë vendosur në Grupin E, bashkë me Suedinë, Andorrën dhe Austrinë.

Ky turne do të zhvillohet në muajin prill në Suedi, nga data 4 deri në 13 prill, me suedezët që janë përzgjedhur si organizatorë të turneut.

Sa i përket Shqipërisë, skuadra e drejtuar nga trajneri Erind Resuli do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Andorrës më 9 prill, ndërsa një ditë më pas, më 10 prill do të ketë përballë Austrinë. Ndeshja e tretë dhe e fundit e kuqezinjve që do të përmbyllë këtë fazë do të jetë ajo ndaj vendit organizator, Suedisë, më 12 prill.

Sipas rregullores së publikuar më parë, në këtë fazën kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi. Kuqezinjtë kaluan për herë të parë edicionin e shkuar në Raundin Elitë të eliminatoreve të Kampionatit Evropian, duke shënuar një sukses të rëndësishëm.

Paraeliminatoret e Kupës së Botës së Futsallit 2024

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në Grupin E

09/04/2022 – Andorra – Shqipëri

10/04/2022 – Shqipëri – Austri

12/04/2022 – Shqipëri – Suedi

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy