Kukësi vazhdon me përforcimin e skuadrës edhe në ditët e fundit të merkatos. Ditën e sotme verilindorët kanë zyrtarizuar firmën me një mbrojtës.
Bëhet fjalë për durrsakun, Kristi Marku. Ky i fundit e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi në të kaluarën ka luajtur për Partizanin, Flamurtarin dhe Lushnjën, ndërsa në sezonin e fundit ishte pjesë e Trans Narva në Estoni.
26-vjeçari është zyrtarizuar ditën e sotme te Kukësi dhe menjëherë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Longo.
“ Zyrtare! Kristi Marku është futbollist i Kukësit
Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Kristi Marku është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Qendërmbrojtësi e njeh mirë kampionatin shqiptar pasi ka luajtur në të shkuarën me Partizanin, Flamurtarin e Lushnjen, teksa është aktivizuar edhe me ekipe si Trans Narva, Pyunik Jerevan, e Honved.
Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Marku me fanellën e ekipit tonë. Mirësevjen Kristi”, thuhet në komunikatën e Kukësit.



