Topçiu: Gjykata kishte qëllim pengimin e zgjedhjeve në FSHF

Topçiu: Gjykata kishte qëllim pengimin e zgjedhjeve në FSHF

Megjithëse Armand Duka fitoi mandatin e tij të 6-të në krye të FSHF, Gjykata e Tiranës nuk e lejon të ushtrojë detyrën pasi ndaj tij ka një masë sigurie për shpërdorim detyre, në lidhje me organizimin e zgjedhjeve të shoqatave rajonale. Drejtori juridik pranë FSHF Aldi Topçiu shpjegoi se vendimi është alogjik dhe i paligjshëm.

Jo vetëm që presidenti i FSHF nuk është një funksion publik, por ky koncept është në thelb i ndaluar nga ligji për OJF-të, i cili sanksionon parimin e pavarësisë nga shteti. Duke mos pasur kështu një funksion publik është e paligjshme dhe e pakuptimtë të vendoset një masë sigurimi personale.

Për Topçiun, Gjykata është vetë e paqartë në dhënien e vendimeve të tilla.

Kjo sidomos për faktin se vetë Gjykata nuk e ka të qartë natyrën e rolit të presidentit të FSHF apo Sekretarit të Përgjithshëm, por ka pasur si qëllim të vetëm pengimin e procesit zgjedhor në FSHF. Për ta përmbledhur: pavarësisht mos dakordësisë me këto vendime dhe ankimit që do të ushtrohet kundër tyre, këto vendime te shtyra politikisht, janë në vetvete pa pasoja mbi jetën juridike të FSHF-së.

Topçiu më tej shpjegoi se me situatën aktuale, Shqipëria rrezikon seriozisht organizimin e finales së Ligës së Konferencës që do të mbahet më 26 maj në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy