
Futja në luftë e Real Madridit për Antonio Rudiger i ka dhënë për të kuptuar drejtuesve të Chelseat se do ta kenë të vështirë të sigurojnë qëndrimin e mbrojtësit në ‘’ Stamford Bridge ‘’. Për gjermanin nuk mbetet në prapavijë as Bayern Munchen pasi eksperienca me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ ka theksuar se është një ndër mbrojtësit më të mirë në qarkullim .
Tratativat e deritanishme i kanë bindur kryeqytetasit se mund ta humbin gjatë merkatos së ardhshme dhe Thomas Tuchel tashmë e ka gjetur zëvëndësuesin e bashkombasit të tij .
Pas dështimit me Jules Kounde ishi i Borussia Dortmundit shpreson se këtë herë do të dalë i fituar dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ ka deklaruar se preferon Niklas Sulen .
Qendërmbrojtësi e përfundon kontratën me Bayern Munchen në qershorin e 2022- shit , periudhë e cila do të favorizojë kampionët në fuqi të Europës për ta bërë pjesë të organikës . 26 vjeçari është rritur në kategoritë inferiore të Hoffenheimit por prej 5 sezonesh bëri kapërcimin e ëndërruar dhe aktualisht ka formuar një dyshe shumë simpatike me Dayot Upamencanon .
Vlerat e treguara theksojnë se Niklas Sule është një opsion shumë interesant për Chelsean, drejtuesit e të cilit kanë reaguar menjëherë sepse largimi i Antonio Rudiger kërkon një zëvëndësues të denjë dhe gjermani i plotëson kërkesat e trainerit Thomas Tuchel .



