Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e radhës ditën e sotme. Bëhet fjalë për mesfushorin Abdou M'Bark El Id.
Ky i fundit vjen nga Mauritania, aty ku për herë të fundit ka luajtur me Nouadhibou. 23-vjeçari ka firmosur me verilindorët për 3 sezone dhe shihet si një afrim i rëndësishëm për trajnerin Dobi.
Abdou M'Bark El Id nga Maurtiania ka firmosur me ekipin verilindor në merkaton e verës, por vonesat me vizën kanë bërë që futbollisti të bashkohet me vonesë me ekipin. M'Bark është aktivizuar me ekipe si Concorde dhe Nuadhibou në kampionatin e tij dhe me Numancia B në Spanjë.



