Derbi londinez për Jonathan David

Derbi londinez për Jonathan David

 Kampionët në fuqi të Lilles po  e zgjerojnë së tepërmi suksesin me talentët që kanë në dispocizion .

Sezoni i shkuar i dha privilegjin francezëve të ulin nga froni disa vjeçar Paris St Germain pavarësisht se ‘’ Les Pariziens ‘’ e kanë rikuperuar me shpejtësi terrenin e humbur në sezonin aktual .  

‘’ Les Dogues ‘’ kanë fituar shumë pikë me sulmuesin Jonathan David i cili ka ditur ti kuptojë  idetë e Jocelyn Gourvennec duke kontribuar maksimalisht tek  kjo skuadër që synon akumulimin e sukseseve .

Lajmet e mira janë shfaqur shumë shpejt për kanadezin sepse pas Barcelonës, Tottenhami dhe Chelsea do të zhvillojnë një tjetër derbi për 22 vjeçarin . 

‘’ Gjelat e Londrës ‘’ kanë përjetuar ndryshime të rëndësishme së fundmi dhe ndër çështjet më thelbësore është marrja në dorë e fateve të pankinës nga Antonio Conte i cili vjen pas suksesit tek Interi me fitimin e Scudettos , ndërsa ‘’ Blutë e Londrës ‘’ pas ngritjes për herë të dytë të Champions Leagues nën drejtimin e  Thomas Tuchel .  

Sipas ‘’ The Sun ‘’ kjo do të jetë një sfidë shumë e ashpër sepse Chelsea dhe Tottenhami kanë shanse reale për tu rikthyer tek sukseset dhe Jonathan David ka bërë maksimumin tek Lille për ta merituar interesin e tyre .

Nëse i referohemi ‘’ Bluve të Londrës ‘’ , traineri gjerman nuk është edhe aq entuziast në lidhje me sezonin aktual sepse Romelu Lukaku nuk ka ditur të riadaptohet në ‘’ Stamford Bridge ‘’ duke ia çuar dëm sakrificat presidentit Roman Abramovich për rikthimin e belgut në Londër .

Në krahun tjetër ‘’ Spursat  ‘’  vijojnë në mëdyshje për qëndrimin e golashënuesit Harry Kane në ‘’ White Hart Lane ‘’ dhe traineri nga Lecce kërkon të evitojë çdo kundrakohë për këtë skuadër që meriton një dorë të hekurt dhe koha e ka treguar se 52 vjeçari është i duhuri për arritjen e objektivave  . 

Gjithçka mbetet e hapur sepse me Antonio Conten britanikët kanë fituar shumë pikë dhe nuk mund të anashkalohen lehtë nga lojtarët cilësorë pasi ishi i Chelseat garanton suksese dhe Tottenham Hotspuri prej vitesh po lufton për të pasuruar vitrinën .

29 ndeshjet e sezonit aktual e  kanë shëndërruar në një referent të padiskutueshëm  Jonathan David i cili ka treguar potencialin në ofensivën e Lilles me 16 gola duke justifikuar kështu interesin e të mëdhave për shërbimet e tij .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy