
Përgjatë viteve blerja Erling Haaland është tentuar në shumë raste nga presidenti i Real Madridit Florentino Perez.
Norvegjezi pa diskutim është një ndër sulmuesit më të mirë në botë, i cili ka bërë diferencën tek Manchester City.
Kapaciteti për të shënuar është arma më e fuqishme e nordikut, i cili nuk e ka fshehur dëshirën për të kaluar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Spanjollët ishin ekipi më i mirë i sezonit të shkuar, të cilët e kurorëzuan me fitimin e Superkupës së Spanjës, La Ligas dhe Champions Leagues, duke i treguar dhëmbët çdo rivali.

Ishi i Borussia Dortmundit gjatë dy sezoneve tek ‘’ Qytetarët ‘’ ka arritur të shënojë 90 gola në 98 sfida, statistika impresionuese, të cilat rikonfirmojnë potencialin e tij.
Për sa i përket eksperiencës me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ golashënuesi i lindur në Leeds kontriboi me 86 gola në 89 sfida, ndërsa me kombëtaren e Norvegjisë me 31 gola në 33 sfida.
Megjithatë, traineri Pep Guardiola dëshiron qëndrimin e 23 vjeçarit në ‘’ Etihad Stadium ‘’ por nëse i referohemi ‘’ Galaktikëve ‘’, formimi i një tridenti me Kylian Mbappen dhe Vinicius Junior me siguri do ta tundojë.
S’duhet harruar as Jude Bellingham ndër të tjerë dhe sidomos tekniku Carlo Ancelotti, i cili konsiderohet ndër më të mirët në botë.
Do të jetë një sfidë titanësh, në rastin e bardhekaltërve për të siguruar qëndrimin e Erling Haaland kurse ‘’ Los Blancos ‘’ për të përforcuar repartin e avancuar dhe shëndërrimit të një ekipi akoma më të frikshëm.
Do të jetë gjithashtu një merkato verore, gjatë të cilës s’përjashtohen surprizat por kur flitet për Real Madridin, komentet janë të tepërta.
Megjithatë, dëshira e Erling Haaland mund ta bëjë diferencën, për të cilin veshja e fanellës së ‘’ Los Merengues ‘’ do të ishte një privilegj.



