Kategoria e Parë/ Vora shmang humbjen në fund, Besa ndal Bylisin. Elbasani nuk fal

Kategoria e Parë/ Vora shmang humbjen në fund, Besa ndal Bylisin. Elbasani nuk fal

Janë mbyllur ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 10-të.

Besa e Kavajës bëri surprizën, teksa ndali në një barazim pa gola Bylisin. Ballshiotët vinin pas 7 fitoreve radhazi, por u shtangën në shtëpi.

Pavarësisht barazimit, Bylis mbetet në vendin e parë me 26 pikë, 4 më shumë se Elbasani i vendit të dytë. Skuadra e Nevil Dedes, nuk fali në transfertë ndaj Luzit, aty ku fituan 4-2.

Vora shmangu humbjen në fund, teksa barazoi 2-2 në shtëpi me Lushnjën. Këta të fundit i shkuan afër fitores, teksa kryesonin 2-1 deri në minutën e 86-të, kur Pereira barazoi shifrat.

Sakaq, Apolonia-Kastrioti u mbyll në barazim 1-1, ndërsa Flamurtari mposhti minimalisht Korabin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy