
Tek Manchester United sigurisht pritet një revolucion gjatë merkatos së dimrit në çdo aspekt.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ ende nuk po arrijnë të ringrihen referuar arritjes tek titujt dhe kjo periudhë do të jetë shumë e rëndësishme.
Kryesisht në repartin ofensiv priten ndryshime dhe në fakt traineri Ruben Amorim ia ka vënë syrin një elementi.
Bëhet fjalë për Antoine Semenyon i cili prej katër sezonesh është pjesë e Bournemouthit.
25 vjeçari e ka demostruar kapacitetin në çdo sfidë, tejet teknik dhe me cilësi shumë të mira dribluese, gjithashtu i fuqishëm fizikisht.
Ideja e drejtuesve është formimi i një tridenti bashkë me Matheus Cunhan dhe Bryan Mbeumon për ti shëndërruar 20 herë kampionët e Premier Leagues edhe më agresivë gjatë vijimësisë.
Megjithatë, presidenti i Bournemouthit Bill Foley pretendon rreth 65 milionë stërlina për ishi-n e Sunderlandit në sajë të kontributit të dhënë gjatë kësaj kohe.
Kur flitet për Manchester United dihet se jemi përballë një ndër më potentëve në aspektin ekonomik dhe pritet dhënia e maksmumit nga Joel dhe Avram Glazer për bishën e sulmit.
Golashënuesi nga Chelsea në sezonin aktual numëron 7 gola në 16 sfida, një statistikë e cila s’duhet anashkaluar kurrsesi, sidomos nga drejtuesit e ekipeve të elitës në kontinentin e vjetër.



