Inter, synon Emiliano Martinez

Inter, synon Emiliano Martinez

Gjashtë sezonet në ‘’ Villa Park ‘’ kanë reflektuar qartazi edhe njëherë se Emiliano Martinez mbetet një ndër më të mirët në kontinentin e vjetër. 

Argjentinasi ka ditur të jetë një referent tek londinezët, një ekip kompetitiv në Premier League dhe gjithashtu kompeticionet europiane. 

Drejtuesit e Interit i kanë trokitur në derë 33 vjeçarit, i padiskutueshëm edhe tek kombëtarja ‘’ Albiceleste ‘’.

 Mirëpo zikaltërit s’do ta kenë aspak të lehtë sepse edhe Juventusi do të tentojë deri në ditën e fundit të merkatos së verës për ta transferuar në ‘’ Allianz Stadium ‘’. 

Do të jetë pa dyshim një supersfidë italiane duke qenë se edhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ pretendon të rikthehet në rivalin e dikurshëm, protagonist absolut në Serinë A. 

Ngjitja e shpejtë e hapave në karrierë sigurisht e ka shëndërruar Dibu Martinezin në një ndër portierët më të pretenduar i cili spikat për faktin e të qënit tejet kompetitiv dhe i vështirë për çdo rival.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy