Barcelona ‘’ peshkon ‘’ tek Hammarby

Barcelona ‘’ peshkon ‘’ tek Hammarby

 Puna për transferimin e talentëve ka filluar prej kohësh tek Barcelona , ekip që po vijon luftën për përforcimin e mëtejshëm me objektivin e shëndërrimit në një rival që do të mund të triumfojë në çdo turne.  

Drejtuesit kanë vendosur të shtojnë cilësinë dhe kësaj rradhe kanë piketuar Williot Swedberg, i cili aktivizohet tek Hammarby. 18 vjeçari po vijon drejt suksesit dhe në vetëm pak kohë ka marrë vëmëndjen edhe të Paris St Germain dhe Ajaxit.  

Mesfushori me tipare sulmuese konsiderohet një ndër lojtarët e të ardhmes  por ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe hollandezët pritet ti nxjerrin shumë punë katalanasve dhe s’përjashtohet  një surprizë në merkaton verore .  

E famshmja ‘ As ‘ raporton se prej kohësh Williot Swedberg po ndiqet me kujdes dhe e ka në njëfarë mënyre të siguruar të ardhmen  dhe në ‘’ Camp Nou ‘’ tashmë kanë filluar të fërkohen duart sepse kemi të bëjmë me një lojtar shumë premtues i cili mund të shkaktojë një revolucion në mesfushën e ‘’ Los Cules ‘’ . 

Në fazën e dytë të sezonit , Barcelona është përmirësuar në shumë aspekte por duhet ta shtojë vigjilencën gjatë merkatos sepse duke filluar që nga vijuesi do të pretendojë me çdo kusht ngritjen e trofeve të cilat mungojnë prej kohësh në vitrinën e mbushur me të tillë por një aspekt pozitiv në gjithë këtë histori është se kuq e blutë do të rikthehen më të fortë dhe me objektivin e vetëm për të qenë protagonistë.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy