
Pas dy vitesh distancimi nga trofetë , drejtuesit e Juventusit do të fillojnë një tjetër etapë në historinë e tyre, qëllimi i të cilës do të jenë trofetë .
Merkatoja e verës si për të gjithë ekipet do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme në vigjilie të sezonit vijues .
Massimiliano Allegri do të ketë një tjetër shans për të përmbysur historinë por fillimisht duhet të sforcohet gjatë merkatos dhe fillimisht i ka dhënë dritën jeshile largimit të disa lojtarëve që nuk përputhen me mënyrën e lojës së teknikut italian.
Lojtarëve si Luca Pellegrini, Moise Kean , Weston McKennie, Mohamed Ihattaren, Matteo Brunori, Franco Israel, Luca Zanimacchia, Ange Gibozo, Giacomi Vrioni dhe Alejandro Marques iu është dhënë drita jeshile për ta kërkuar fatin diku tjetër, me anë të cilëve ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ mendohet se do të fuqizohet ndjeshëm për të investuar fuqimisht në vigjilje të sezonit 2022-2023 , gjatë të cilit torinezët i presin sfida shumë të vështira të cilët e kanë konfirmuar në të kaluarën se mund të arrijnë çdo objektiv në kompeticionet pjesëmarrëse.
Për bardhezinjtë konsiderohet i pafalshëm distancimi i mëtejshëm pasi në të kaluarën dominuan Serinë A me 9 tituj rradhazi , rekord historik në këtë ligë por dështuan në dy finale të Champions Leagues kundër Barcelonës dhe Real Madridi-t dhe fitimi i këtij kompeticioni mbetet ëndërra në sirtar për rekordmenët e Italisë .



