
Pas Chiellini dhe Dybala, nga Juventusi do të largohet edhe një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për sulmuesin Federico Bernardeschi, i cili është në përfundim të kontratës me bardhezinjtë.
Palët kanë vendosur të mos zgjasin bashkëpunimin dhe për këtë arsye, lojtari do të largohet me parametra zero.
28-vjeçari është pjesë e Juventusit prej pesë sezonesh, kur u bashkua nga Fiorentina për shifrën e 40 milionë eurove. Gjatë kësaj periudhe, lojtari ka fituar tre tituj kampioni të Italisë me Juventusin, kurse këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat.
Në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet edhe skuadra e re ku Bernardeschi do të vazhdojë karrierën e tij.



