Skuadrat shqiptare, që do të marrin pjesë në turin e parë kualifikues të Conference League, kanë mësuar këtë të martë kundërshtarët.
Shorti hedhur në Nyon të Zvicrës, vendosi Partizanin përballë skuadrës nga Malta, Marsaxlokk.

Vllaznia do të sfidojë skuadrën islandeze të Valuri-t, ndërsa Tirana “peshkoi” gjeorgjianët e Torpedo Kutaisi.
Më herët, Egnatia, mësoi kundërshtarin në Champions, që do të jetë Borac Banja Luka, nga Bosnja.



