Mbrojtësi Berat Gjimshiti, mund të jetë shqiptari i radhës që transferohet te Interi në këtë merkato, pas Kristjan Asllanit.
Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, Interi është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe drejtuesit kanë piketuar Gjimshitin, i cili në sezonet e fundit ka shkëlqyer me Atalantën.
Thuhet se nënkampionët e Italisë kanë nisur bisedimet për një transferim të shqiptarit në Milano dhe po mendojnë që t’i ofrojnë Atalantës, mbrojtësin e djathtë, Valentino Lazaro për ta shkëmbyer me Gjimshitin.
Mundësitë për arritjen e një marrëveshje janë të mëdha dhe gjithçka do të qartësohet në ditët e ardhshme.



