Partizani merr fitoren e parë me vuajtje, Laçi mposht Teutën

Partizani merr fitoren e parë me vuajtje, Laçi mposht Teutën

Partizani ka regjistruar fitoren e parë sezonale në kampionat, teksa mposhti ditën e sotme Kastriotin me shifrat 0-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Abissnet Superiore. Nuk ishte një fitore e lehtë për ekipin e Dajës, që ndonëse arriti të shënojë dy herë, përsëri vuajtën shumë nga sulmet e krutanëve. 

Golat për kryeqytetasit u shënuan nga Emiljano Musta në mimutën e 37 dhe Arinaldo Rrapaj në minutën e 90. Pas kësaj ndeshje Partizani mban vendin e tetë me 8 pikë, ndërsa Kastrioti renditet i fundit me 6 pikë. 

Fitore ka korrur edhe Laçi ditën e sotme, që mposhti 2-0 kampionët e Teutës. Kurbinasit konfirmojnë edhe njëherë se janë rikthyer të frikshëm në kampionat, duke lënë pas momentin e vështirë në fillim. Mazrekaj në pjesën e parë dhe Guindo në të dytën, ishin autorët e golave për kurbinasit, që ngjiten në vendin e katërt me 11 pikë, 1 pikë më pak se Teuta e vendit të tretë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy