Arapi prezantohet si trajner i Teutës: Lojtarët i njoh nga koka te këmbët

Arapi prezantohet si trajner i Teutës: Lojtarët i njoh nga koka te këmbët

Renato Arapi është prezantuar ditën e sotme si trajneri më i ri i Teutës, aty ku do të marrë vendin e lënë bosh nga Edi Martini. Në fjalët e para si trajner i durrsakëve, Arapi tha se i njeh mirë lojtarët që do të drejtojë.

Më tej ish-mbrojtësi zbuloi se ka marrë sugjerime nga Martini, në këtë aventurë të re që ka nisur.

 “Më erdhi pak surprizë se nuk e kisha menduar, por është përgjegjësi. Falënderoj presidentin për besimin, është përgjegjësi se ekipi vjen nga titulli dhe në katër ndeshjet e fundit rezultatet nuk kanë qenë të duhurat, pavarësisht lojës. Shpresoj të ndryshoj pak gjëra se nuk ka edhe shumë kohë, shpresoj t’i marrim maksimumin ndeshjes së radhës.

Është një plus që shumë lojtarë i kam pasur shokë skuadre, i njoh lojtarët edhe nga këmba por edhe nga koka. Jam i bindur se edhe ata do të më mbështesin. Koha është e shkurtër, por ajo që do të synoj këtë javë është ana psikologjike për t’i rikthyer besimin.

Kemi bërë ndeshje të mira, edhe me Partizanin në fund kapitulluam, por vjen nga lodhja. Ka diferencë pikësh se jemi tetë pikë mbrapa vendit të parë, por edhe nga kampionati i vjetshëm ishim 11 pikë mbrapa dhe fituam. Është e vështirë, por me kontingjentin që kemi do të provojmë se ekipi është ndërtuar për të fituar.

Golat e pësuar është diçka që nuk më ka pëlqyer, por kjo vjen edhe prej ndryshimeve në mbrojtje. Kemi shënuar thuajse çdo ndeshje, por kemi pësuar.

Ndeshjet jashtë fushe? Ky është një problem më vete dhe e dinim. Është një minus, por në Elbasan kanë qenë ndeshje të mira. Është ndeshja e parë që jemi mundur aty dhe nuk do të përbëjë problem.

Kartonët e shumtë? Është një porosi edhe nga presidenti sepse shumë kartonë janë marrë për protesta dhe një ekipi kampion nuk i shkon për shtat. Pastaj kartonët janë në lidhje me lojën, kemi lojtarë në mesfushë agresivë dhe është e pritshme.

Ekipi është ndërtuar për vendet e para, pavarësisht se deri në këtë moment gjërat nuk shkuan siç e prisnim. Por, duke shtuar vetëbesimin do të jemi në vendet e para. Por ka ekipe që kanë investuar, mos të harrojmë Dinamon apo edhe Egnatian. Komunikim me Martinin? Kemi pasur marrëdhënie të ngushtë, edhe kur isha futbollist. Martini më ka dhënë sugjerimet e tij dhe e falënderoj për bashkëpunimin. Fjalët më të mira për të se është trajneri më i suksesshëm”, u shpreh Arapi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy