Ancelotti kërkon James Rodriguez tek Reali

Ancelotti kërkon James Rodriguez tek Reali

Me rikthimin tek Real Madridi  Carlo Ancelotti do të kërkojë të marrë kujtimet më të bukura nga ‘’ Goodison Park ‘’. Një ndër ato është mesfushori James Rodriguez i cili ka rezultuar determinant  tek ‘’ The Toffes ‘’. Disa kohë më parë Florentino Perez nuk e pranoi diçka të tillë por me italianin në stol  gjërat do të ndryshojnë për ‘’ Galaktikët ‘’ .  61 vjeçari i njeh shumë mirë cilësitë e kolumbianit dhe do t’ia gjente pa shumë vështirësi vendin në 11-she . Sipas disa portaleve angleze  ylli i mesfushës së ‘’ Los Cafeteros ‘’ është i gatshëm ti ulë pretendimet   për të shijuar edhe një herë eksperiencën në  ‘’ Santiago Bernabeu ‘’  .  Aktualisht me ekipin nga Liverpooli rroga e tij  prek 7.8 milionë eurot në sezon por dëshira e madhe  e kthimit në kryeqytetin spanjoll e ka bërë që të kënaqet me  6 milionë euro.  

Paraqitjet pozitive me Everton  ia kanë ndritur të ardhmen  dhe interesi i Carlo Ancelottit koncepohet si një privilegj për mesfushorin nga  Cucuta që do të riniste një tjetër rrugë tek ‘’ Los Blancos ‘’ por me një intensitet krejtësisht ndryshe duke patur si synim  triumfin. Progresi i spanjollëve ka filluar të ndihet  dhe me një figurë të tillë në stol , suksesi është mëse i garantuar sepse  mbetet një ndër personalitetet më të famshëm të trainingut . 

Dëmtimet e shumta  kanë ndikuar tek rendimenti i dhënë por gjithsesi  ka ditur të ringrihet në kohë të vështira  duke ia rritur shanset të ardhmes për tu zhvilluar aty ku e meriton realisht . Megjithatë  realizimi me sukses i këtij operacioni do të jetë paksa i komplikuar sepse presidentit  Florentino Perez nuk i pëlqen kjo ide por influenca e madhe e Carlo Ancelottit në përputhje me nevojat e Real Madridit për avancimin e mëtejshëm ndoshta do ta dominojnë kundërshtimin e presidentit  .

 James Rodriguez ka finalizuar një sezon shpresëdhënës me ‘’ The Blues ‘’ dhe e ka kanalizuar në 26 sfida , 6 gola dhe 8 asiste duke konfirmuar se ka shumë për të dhënë në fushën e lojës .

 

         

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy