
Me mbërritjen e Mauricio Pochettinos në ‘’ Old Trafford ‘’ ka nisur një tjetër etapë tek Manchester United.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ tashmë do të kenë pjesë të tyren një trainer me shumë eksperiencë, ish finalist i Champions Leagues me Tottenham Hotspurin.
Llogaritë kanë nisur të bëhen nga drejtuesit, sigurisht referuar merkatos së dimrit.
Argjentinasi ka kërkuar Julian Alvarezin në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ i cili në të shkuarën përfaqësoi Manchester City-n.
Sipas ‘ TNT Sports ‘ golashënuesi konsiderohet ideali për metrat e fundit, mjaft i rëndësishëm edhe tek Argjentina e Lionel Scalonit.
20 herë kampionët e Premier Leagues janë distancuar ndjeshëm me titujt dhe në vijimësi ashtu si përherë do të kërkohet shtimi i titujve në vitrinë.
Mauricio Pochettino ka firmosur deri në 2029-tën, kohë e mjaftueshme për tu konsoliduar në stolin e një ndër klubeve më të pasur të botës.
Presioni do të jetë mjaft i madh por me eksperiencën ndër vite dhe me lojtarët në dispozicion beson se do ta ndryshojë për mirë situatën tek Manchester United.
Por në krahun tjetër duhet theksuar se ishi i River Plates ka firmosur deri në 2030-tën me Atletico Madridin dhe klauzola për prishjen e kontratës i arrin 500 milionë eurot.
Me këtë hap të hedhur vlen të theksohet se kryeqytetasit e kanë blinduar asin e metrave të fundit, i rrezikshëm për çdo rival.
