Fagu: I lumtur që lojtarët nuk u dorëzuan, kualifikimi do na ndihmojë nga ana psikologjike

Fagu: I lumtur që lojtarët nuk u dorëzuan, kualifikimi do na ndihmojë nga ana psikologjike

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, foli për MCN TV, pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Teutës.

Fagu deklaroi se është i lumtur që ekipi nuk u dorëzua deri në momentin e fundit. Sipas tij, fitorja do e ndihmojë skuadrën nga ana psikologjike.

Më tepër i lumtur jam për lojtarët, që nuk u dorëzuan deri në momentin e fundit. Kam besim të plotë te këta lojtarë. Shpresoj që kjo fitore të na kalojë nga ngërçi psikologjik që kemi pasur.

Nesër do jemi më të qartë sa i përket dëmtimeve të sotme. Nikqi është lojtar i lirë dhe me vlera. Jaku, Tola, i bëjnë punë skuadrës. Më aktivizimin e tyre, niveli i lojës sonë ishte edhe më i mirë.

Futbolli i tillë është. Ky kualifikim do na ndihmojë nga ana psikologjike. Kemi dy ndeshje para ndalesës së kombëtareve dhe mendoj se do të marrim maksimumin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy