
Sebastian Vettel “fluturon” në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Hockenhaimit, në Gjermani, duke siguruar "Pole Position" pavarësisht reshjeve të shumta.
Piloti i makinës Ferrari ka vendosur kohën rekord të pistës, 1’11″212, por makina italiane bëri një paraqitje të mirë edhe me pilotin tjetër, finlandezin Kimi Raikkonen, i cili u rendit i treti, duke konfirmuar se Ferrari do të jetë pretendenti kryesore në këtë garë.
Kjo kushtëzuar edhe nga fakti se Lewis Hamilton me Mercedes do ta nisë garën nga vendi i 14-të, pas problemeve që pati me makinën e tij në fund të sesionit të parë.

Në vendin e dytë, mes dy makinave Ferrari, u rendit Valtteri Bottas me Mercedes, që tentoi deri në fund të befasonte por pa sukses, dhe do ta nisë garën e nesërme nga vija e parë. I katërti u klasifikua makina Red Bull e Max Verstappen, që nuk arriti të rivalizojë me të parët. Pas tij Magnussen e Grosejan me Haas, pas tyre Hulkenberg e Sainz me Renault e në fund Leclerc Sauber e Perez Forcve India.
Kjo është një mundësi mjaft e mirë për gjermanin Vettel, që të thellojë diferencën e pikëve me britanikun, në renditjen e përgjithshme për pilotë.
Aktualisht piloti i Ferrarit kryeson me 171 pikë, i ndjekur nga kampioni në fuqi i botës, Hamilton me 163 pikë.



