Lewandowski : Do fitojmë tituj me Barcelonën, nuk doja të luaja vetëm në Gjermani

Lewandowski : Do fitojmë tituj me Barcelonën, nuk doja të luaja vetëm në Gjermani

Robert Lewandowski  ishte një nga lëvizjet e mëdha të kësaj merkato verore, me polakun që u largua nga Bayern Munich, për tu transferuar te Barcelona. Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi është shprehur i bindur se do të fitojë trofe me katalanasit.

Më tej ai shtoi se nuk dëshironte të luante vetëm në një kampionat dhe për këtë arsye, sapo mësoi për interesimin e Barcelonës, vendosi të transferohej aty.

Unë mendoj se ka kaluar shumë kohë për Barcelonën pa fituar tituj, jam i sigurt se do të fitojmë tituj. Kur zbulova për herë të parë se Barcelona ishte e interesuar të më sillte në klub, gjithmonë mendoja se ishte momenti perfekt, për mua dhe për klubin.

Nuk doja të luaja gjithë jetën time vetëm në një kampionat. Gjithçka shkoi mirë në Bundesligë, ishte një përvojë e mirë për mua, por e dija se ishte një hap më shumë për karrierën time të shkoja në La Liga. Është momenti perfekt për mua dhe është një sfidë e madhe. Unë jam gati. Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga dhe tani jam këtu në Barcelonë dhe jam shumë i lumtur. Shpresoj se të mundemi t’i bëjmë tifozët të lumtur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy